Klop: Futbolli luhet për të pasur pikërisht ndeshje të tilla

Trajneri i Liverpulit fillimisht deshi të fliste për atë që prodhuan dy ekipet në fushë, dhe pastaj për rezultatin 2-2 që mund të quhet i mirë edhe për Liverpulin e tij, edhe për Mançester Sitin. “Një ndeshje e jashtëzakonshme futbolli, – tha ai, – dy (boksierë) të peshave të rënda që lëshuan grushta ndaj njëri-tjetrit. Një ritëm i çmendur. Një nivel krejt i ndryshëm (nga ai i ndeshjeve të tjera). Një nivel i jashtëzakonshëm përqëndrimi nga dy skuadrat. Më pëlqeu fakti që u krijuam probleme kundërshtarëve, dhe jemi përmirësuar në çdo repart. Pas ndeshjes ne jemi ekip tjetër, kemi përfituar nga kjo sfidë. Jam i lumtur me ekipin. A e donim fitoren? Patjetër, ne duam gjithmonë fitoren, por nëse kishte një ndeshje ku ne mund të dilnim barazim, ishte pikërisht kjo. Siti ishte më shumë direkt se zakonisht, ne ishim më pak. Ne do të analizojmë gjithçka, por për sot ishte kështu dhe ishte shumë mirë si nivel futbolli”.

Sfidanti.al