Kieza, “italiani më modern”, po u kujton tifozëve Del Pieron

Me trajnerin Masimiliano Alegri ende nuk i ka punët “grurë”, por e ardhmja e tij duket e shkëlqyer. Federiko Kieza ka potencialin për t’u bërë një nga më të mirët e Italisë dhe të Europës (padyshim edhe të Juventusit), por për momentin duhet të përpunohet ende në shkollën “alegriane”. Mediat italiane shkruajnë se tekniku juventin po përdor me kampionin e Europës taktikën e “shkopit dhe të karrotës”, pra që ta bëjë të jetë më punëtor, dhe më serioz gjatë 90-minutëshit. Paraqitja ndaj Çelsit ishte e mirë, dhe goli edhe më i mirë, ndaj edhe ish-sulmuesi i Juves, francezi David Trezege, deklaroi se “Kieza është lojtari më modern që ka sot Italia”. Tifozëve dhe mediave, ndërkaq, po u kujton Alesandro Del Pieron, njërin nga idhujt e publikut.

Sfidanti.al