Florian Virc, Leverkuseni s’ka ndërmend ta shesë “diamantin” 18-vjeçar

Shënoi një gol dhe shkëlqeu në “Sëlltik Park” në ndeshjen e Ligës së Europës. Florian Virc ishte një nga më të mirët për Leverkusenin në suksesin 4-0 në fushën e Sëlltikut, dhe talenti 18-vjeçar po vlerësohet si një nga më të mirët në Europës. Me vlerësim kartoni 45 milionë euro, ai cilësohet si “Kai Haverci” i ri, duke u krahasuar me lojtarin e Gjermanisë që sot është tek Çelsi, dhe që ishte tek Leverkuseni. Shumë klube në Europë e duan Vircin, përfshi Bajernin, Çelsin, Liverpulin apo Arsenalin. Gjithsesi, drejtori sportiv i klubit, Simon Rolfes, thotë se Bajeri nuk mendon që ta humbasë kaq shpejt yllin e ri. “Ai ka kontratë deri në 2026, ne duam që ai të përparojë dhe të bëhet edhe më i mirë, më i pjekur, – thotë Rolfesi, – ka shumë fjalë për një transferim të mundshëm dhe kjo është normale, por ne nuk kemi plan për ta transferuar. Ai do ta hedhë hapin drejt majës, por tani është shpejt”.

Sfidanti.al