Xhanluixhi Bufon dhe Leonardo Bonuçi kanë mendime krejt të ndryshme lidhur me rivalët për t’u evituar në shortin e Championsit, që pritet të hidhet mesditën e së premtes në Nion të Zvicrës. Portieri ka veçuar në mënyrë të papritur një skuadër angleze. “Dua që të evitojmë Leiçesterin”, – janë fjalët e tij, ndërsa besohet se Bufon i trembet lojës së ashpër fizike dhe ajrore të kampiones së Anglisë, po ashtu edhe rikthimit të saj në formë pas shkarkimit të Klaudio Ranierit.
Bonuçi ka një tjetër mendim që duket me logjik. “Nuk do të doja të viheshim përballë Bajernit, – shprehet mbrojtësi, – që është skuadër shumë e kompletuar, dhe që me Ançelotin ka gjetur një tjetër mënyrë për të interpretuar futbollin, por që është po aq fituese san ë kohën e Guardiolës”. Bonuçi do të donte përballë Barcelonën në çerekfinale, si një stimul i madh, por edhe si një mundësi për të shlyer kujtimin e humbjes në finale dy vjet më parë.
Sfidanti.al