Të apasionuarit pas Formula 1 kanë mundësi të bëjnë pronë të tyre një prej objekteve që ka shkruar historinë e këtij sporti. Bëhet fjalë për kaskën e djegur të Niki Laudas i cili rrezikoi jetën në Nurburgring pasi makina e tij u përfshi nga flakët. Austriaku në rivalitet me James Hunt u përfshi në një aksident me britanikun dhe shpëtoi për mrekulli edhe pse shenjat e tij në fytyrë ngelën deri në fund të jetës.
Një ngjarje e dhimbshme që kulmoi me një mrekulli. Aksidenti i vitit 1976 shënjoi karrierën e Laudas dhe kaska gjysmë e djegur është padyshim një dëshmi e gjallë e ngjarjes së rëndë. Kjo kaskë do të dalë në ankand në kompaninë Bonhams në datën 4 maj dhe parashikohet që të shitet deri në 56 mijë euro por ankandi fillestar do të nisë nga 47 mijë. Kaska do të shitet me të gjitha shenjat e aksidentit pasi është ruajtur në gjendje perfekte. Një pjesë e konsiderueshme e shumës do të shkojë për bamirësi në llogarinë e UNICEF, organizatë e zgjedhur nga familja e ish-kampionit austriak.
sfidanti.al