Ndodh edhe kështu në futboll. Njukasëll është mundur nga Blekburn dhe kjo nuk është asgjë e jashtëzakonshme, madje edhe fakti që e ka humbur kryesimin e Championship. Ajo që ka bërë përshtypje është dominimi total i skuadrës së Benitez, sidomos në pjesën e parë, ndaj një kundërshtari fare inekzistent në fushën e lojës.
Madje, në këtë fraksion të lojës, skuadra e Blekburnit nuk bëri asnjë goditje në drejtim të portës, nuk fitoi asnjë faull, asnjë goditje këndi, ndërsa posedimin e topit e kishte vetëm 28 %. Por, ndodhi pikërisht ajo që pritej më pak, pavarësisht statistikave shumë të dobëta, Blekburni fitoi në fund 1-0, një ndeshje, në të cilën Njukasëll kishte tentuar 25 herë për të shënuar dhe nuk kishte mundur.
Sfidanti.al