FIFA zgjedh yllin Eva Longoria për të nderuar yjet e saj!

Do të jetë ylli i kinematografisë, Eva Longoria, së bashku me prezantuesin gjerman, Marko Shreil, që do të drejtojnë spektaklin e FIFA-s për Çmimin e Lojtarit më të mirë të botës. Shfaqja mbahet javën e ardhshme në Zyrih të Zvicrës dhe Longoria e Shreil do të jenë yjet e mbrëmjes, nga goja e të cilëve do të dalin fjalitë e zgjedhura të rastit. Kristiano Ronaldo, Lionel Mesi dhe Antuan Grizman janë ata që garojnë për çmimin e më të mirit, dhe që do të merret vesh në 9 janar. Ronaldo ka fituar tashmë Topin e Artë të “Frans Futbollit” dhe mund të quhet favorit. Longoria është më shumë e njohur për rolin e saj si aktore, sidomos në serialin “Shtëpiake të Dëshpëruara” në vitet 2004-2012. Vajza 41-vjeçare nga Teksasi njihet edhe për lidhjen me yllin e NBA-së, Toni Parker.

Sfidanti.al