Kapiten Ramos, jashtë Madridit bën shumë ftohtë!

Kjo është fjalia që nxorri nga goja gazetari Manuel Zhabua (ose Habois) për të ardhmen e qendërmbrojtësit “merenges”. Gazetari 42-vjeçar diskutoi bashkë me kolegun e tij Ramon Besa për disa tema, mes të cilave edhe fati i Ramosit, që duket gjithnjë e më larg Realit. “Ramosi nuk është se po vuan shumë për shkak të moshës, – tha Besa, – por, në fund do të ketë probleme. Nëse ai largohet, në nivelin sportiv nuk do të arrijë ato suksese që ka tek Reali”. “Historia na tregon se më shumë humbin lojtarët që largohen sesa klubi, – tha Zhabua, – jashtë Madridit bën shumë ftohtë”. Rinovimi i kapitenit 35-vjeçar është kthyer në një temë të madhe në mediat spanjolle dhe për tifozët. Kontrata e Ramosit përfundon verën e këtij viti, por deri tani nuk ka bisedime për një kontratë të re.

Sfidanti.al