Juvja me Ronaldon do ta fitojë deri më 2022, po, ama, Championsin…

Futbollisti italian, Antonio Kasano, që dallohet për veprimet dhe deklaratat e tij kontraversale, ka thënë në disa raste se ardhja e Kristiano Ronaldos në Serinë A është një plus i madh për futbollin italian, por në një prononcim të fundit të tij publik ai vuri në dukje se Juvja, duke pasur tani në përbërje të saj Ronaldon, e ka siguruar titullin e Serisë A deri në vitin 2022, por, megjithatë, klubi torinez nuk është favorit kryesor për titullin e Ligës së Kampioneve të Evropës, një objektiv, pikërisht, për të cilin Juventusi edhe e bleu Ronaldon.
“Juvja ka bërë një biznes jashtëzakonisht të mirë, duke blerë futbollistin e dytë më të mirë të botës, pasi i pari është Lionel Mesi. Blerja e Ronaldos nga ana e Juventusit është një goditje mjaft e mirë jo vetëm në planin sportiv, por edhe në atë ekonomik. Kështu, Juvja e ka siguruar Skudeton deri më 2022. Kristiano është tamam një futbollist për Juven, pasi ai është i jashtëzakonshëm dhe shumë i përgatitur fizikisht. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Juventusi do të fitojë Ligën e Kampioneve, sepse, të paktën, këtë vit atë do ta fitojë Barcelona”, vuri në dukje Kasano.
Sfidanti.al