Ndeshja e fundit e kampionatit u mbyll me sukses. Juventusi e mbylli duke fituar, siç bëri në fushën e Bolonjës. Pasi Taider kaloi vendasit në epërsi, Dibala barazoi 20 minuta para fundit dhe i riu Moize Kin, shënoi golin e fitores në sekondat e fundit. Seria A u mbyll me 91 pikë, me autoritet të plotë, ndërsa trajneri Alegri i lejoi vetes më në fund që të fliste për finalen e Championsit. “Pas kësaj fitoreje le të shkojmë të kthjellët në Kardif, – u shpreh ai, – deri tani sezoni ka qenë shumë i bukur. Për ndeshjen e fundit në Champions, nuk mbetet gjë për të përgatitur, por na bën punë vetëm fitorja”.
Si pritet Reali në Uells? “Kemi përballë një skuaër të jashtëzakonshme, – u shpreh Maksi, – por, duhet të hyjmë në ndeshje me kthjelltësi dhe entuziazëm, pasi është një rast i veçantë. Reali ka cilësi të mëdha në sulm, por pëson më lehtë gola në mbtrojtje”. Gjithsesi, Juventusi duhet të japë maksimumin në finale. Në Serinë A dha deri afër maksimumit pasi e mbylli kampionatin me 91 pikë, ndaj 102 po të Juves në 2013-2014.
Sfidanti.al