Juventusi dëshiron të rindërtojë motorin e skuadrës nën drejtimin e Igor Tudor dhe po mendon për Granit Xhakën e Bayer Leverkusen, i cili ka qenë gjithashtu në shënjestrën e Milanit javët e fundit. Revolucioni në mesfushë i një viti më parë nuk ka mjaftuar dhe në Continassa janë gati të marrin masa. Të paktën një goditje, ndoshta dy, nëse bardhezinjtë arrijnë të përfitojnë nga largimi i Douglas Luiz. Damien Comolli nga njëra anë po i kërkon skuadër brazilianit – drejtuesi francez ka folur me agjentin e ish-lojtarit të Aston Villa gjatë një takimi javën e kaluar në Miami.
Konfirmimi nga drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare se skuadra kuqezi është e interesuar për mesfushorin e Brugge, Ardon Jashari ka bërë që emri i Granit Xhakës të jetë gjithnjë e më shumë larg Milanos, por sipas “La Gazzetta dello Sport” do të mbetet brenda Italisë. Së fundmi, duket se është “Zonja e Vjetër” që e sheh me interes afrimin e Granit Xhakës, një mesfushor me përvojë (32 vjeç) dhe me peshë ndërkombëtare. Në karrierën e tij ai ka fituar trofe me Baselin, me Arsenalin dhe sidomos me Bayer Leverkusen: zvicerani ishte një nga liderët e titullit historik të Bundesligës të fituar nga skuadra e Xabi Alonso-s në vitin 2024.
sfidanti.al