Gallatasaray 60 mln euro për Osimhen, por De Laurentiis reziston

Çfarë do të ndodh me Victor Osimhen, cila është e ardhmja e tij? Dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Turqi, te Gallatasary, por pengesë e fortë mbetet Napoli. Sulmuesi nigerian ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit italian dëshirën e tij, madje ka shtyre edhe Gallatën të blejë kartonin e tij. Klubi turk është paraqitur në derën e Napolit me një ofertë zyrtare, 60 milionë euro, por sërish De Laurentiis është bërë pengesë. Bosi i bluve, me bekimin e Contes, e ka nxjerr në shitje nigerianin, por kur vjen puna te paratë De Laurentiis nuk bën skonto, vijon të insistojë se kartoni i tij vlen 75 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e largimit. Mes ofertë dhe kërkesës ka një diferencë jo të vogël, por në ditët në vijim palët pritet të futen sërish në negociata pasi Osimhen po bën gjithçka për të qëndruar në Turqi. Lojtari dhe Gallata kanë gjetur një akord total ndërmjet tyre, me ekipin nga Stambolli që i ka ofruar një kontratë deri më 30 qershor 2028. “Bomberi” nigerian ka refuzuar këtë periudhë çdo ofertë tjetër, e fundit ishte nga Al Hilal, me ekipin e Inzaghi-t që i kishte vendosur në tavolinë 40 milionë euro pagë sezonale. Një opsion mbetet edhe Juve, por “Zonja e Vjetër” nuk është gati të paguajë një shifër të tillë, kaq të lartë.

sfidanti.al