Është i kënaqur, edhe pse jo plotësisht, por gjithsesi u dha një përgigje kritikëve. Simone Inzagi ishte kritikuar se nuk e kishte karakterin fitues të Antonio Kontes, por këto fjalë duhet të tërhiqen mbrapsht pas fitores në fushën e Juventusit. Ai nuk deshi të fliste për kritikët, por thjesht të fliste për punën e tij dhe të futbollistëve të tij. “Një etapë themelore, – tha Inzagi, – sepse po ndjekim Milanin e Napolin që po fitojnë. Të rikuperojmë ato pikë që kemi humbur këto javë. Jam shumë krenar për fitoren që mungonte prej 10 vjetësh”. Për herë të fundit Interi fitonte në Torino në 2012! Përsa i përket kontratës, tekniku hedh dritë mbi atë që ka ndodhur “pas perdeve”. “Kontratën e kam për 2 vjet, – thotë ai, – klubi më ka kërkuar që të rinovoj, por unë dua që të pres të paktën deri në fund të vitit”. Besohet se Inzagi dëshiron të fitojë më parë titullin apo diçka të rëndësishme përpara sesa të vendosë.
Sfidanti.al