Interi pret të ketë 6 blerje, por edhe dy largime si De Vraj e Shkriniar

Henrik Mkitarian u bë prezantimi i katërt tek zikaltërit, pas atyre të Romelu Lukakut, Kristjan Asllanit dhe portierit Onana nga Ajaksi. Tek Interi nuk ndaluan dhe paraqitën edhe prezantimin më të fundit, ndonëse ishte i pari i garantuar, atë të Henrik Mkitarianit. Porta, mesfusha dhe sulmi e kanë marrë “gjakun e ri”, ndërsa pritet të shihet se çfarë do të bëhet me mbrojtjen. Trajnerit Simone Inzagi ndoshta nuk i pëlqen shumë, por do të largohen dy nga qendrat titullare, Milan Shkriniar e Stefan De Vraj. Në vend të sllovakut e holandezit, që ikin për të sjellë nja 100 milionë euro në kasafortë, duhet të vijnë Bremer nga Torino dhe Milenkoviç nga Fiorentina. Më lirë si kosto, mjaft të mirë si mbrojtës, por që do të duan kohën e tyre për t’u përshtatur dhe ky është problem.

Sfidanti.al