A mundet Broja të thyejë mallkimin e numrit 9 tek Çelsi?!

Së pari, nuk e dimë nëse do të vazhdojë në Londër, pasi nuk është ende e vendosur. Armando Broja, gjithsesi, ka shans që të jetë pjesë e Bluve të “Stemford Brixhit” dhe nëse ia del do të ketë detyrën e vështirë të thyejë mallkimin që sulmuesit kanë pasur tek Çelsi që pas Didie Drogbasë. Shumë pak yje ofensivë kanë pasur sukses në Londër, me përjashtim të një Diego Koste që më pas u zu me trajnerin Antonio Konte. Sidomos fanela me numrin 9 ka qenë një tmerr i vërtetë. Le të numërojmë emrat e yjeve që dështuan në sulmin e Çelsit: Kris Saton, Andrij Shevçenko, Fernando Torres, Radamel Falkao, Gonzalo Higuain, Alvaro Morata dhe Romelu Lukaku.

Sfidanti.al