Interi e do Lukakun, por jo që t’i japë Çelsit Lautaron, Bastonin e Shkriniarin!

Në Londër ndoshta nuk e kanë kuptuar aq mirë. Vërtet, trajneri Simone Inzagi kërkon të përforcojë sulmin, por ardhja e Romelu Lukakut nuk është kaq e domosdoshme saqë të pranohet një “bastisje” e shtëpisë. Çelsi i Londrës nuk pranon huazimin e sulmuesit belg tek Interi, por kërkon në shkëmbim të tij lojtarë si Lautaro Martinez, Milan Shkriniar dhe Alesandro Bastoni. Natyrisht, anglezët do të merrnin vetëm njërin prej lojtarëve, por gjithashtu do të kërkonin edhe rreth 25 milionë euro në këmbim të huazimit të Lukakut. Nuk besohet se klubi nga Lombardia do të pranonte diçka të tillë, aq më tepër që nuk dihet sesa do të përshtatej ylli i Belgjikës me skemat e Inzagit. Për më tepër, italianët kanë sulmues, ndonëse u duhet një lojtar tjetër “goli”.

Sfidanti.al