Igli Tare udhëheq tërbimin e Lacios: Një vdekje e paralajmëruar

Në minutën e 93-të, Lacio edhe mund ta kishte pasur, edhe jo, një penallti. Rodrigez ndërhyri në zonë ndaj Milinkoviç-Saviçit, e prek paksa topin dhe e devijon, por sfera mbeti aty pranë. Menjëherë, më pas, Rodrigez godet edhe sulmuesin serb duke e rrëzuar përtokë. Në raste të tilla penalltia mund të jepet ose jo, veçse gjyqtari Roki mund të mendohej mirë meqë e kishte dhënë më parë një 11-metërsh për Milanin.

Igli Tare doli në konferencën për shtyp në vend të trajnerit Inzagi që ishte përjashtuar dhe që nuk deshi të fliste. “Kjo ishte histori e një vdekjeje të paralajmëruar, – tha drejtori sportiv lacial, – pikërisht, gjëja që i trembeshim përpara ndeshjes. Na vjen keq që humbëm një ndeshje që e luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e parë. Shpresonim që ndeshja të vendosej në fushë, por ishim viktimë e VAR-it dhe e gjykimit. Penalltia e Milanit edhe jepej, por gjithashtu ishte penallti për ne, pasi ishte ndërhyrje e rrezikshme në zonë”.

Sfidanti.al