Masimiliano Alegrit nuk i kishin mbetur fjalë për të shpjeguar se çfarë katranosi ekipi i tij në miqësoren e fundit të verës përpara nisjes së Serisë A. Përfundimi në fushën shtëpiake ishte një 0-4, një rezultat katastrofë ku ish-sulmuesi torinez, Alvaro Morata, shënoi 3 herë në portën e Juventusit. Nëse për Interin mund të thuhet se nuk bind dhe se e ka mbrojtjen në krizë, kjo Juve është dramë. Natyrisht, ekipi i Alegrit nuk kishte Pogbanë të dëmtuar, po ashtu Kiezën që nuk është kthyer ende, Morata është larguar, ndërsa Kean ishte i dënuar për mungesë disipline. Dëmtim dhe sëmundje për Pelegrinin dhe Kuadradon. Gjithsesi, disfata ishte tepër e rëndë, pa asnjë gjuajtje në portë, dhe me Sheznin që priti edhe penallti.
Sfidanti.al