Përfundon ëndrra e Turqisë në Euro 2024 duke u larguar nga evenimenti pas humbjes 2-1 përballë Holandës ku skuadra e Montellas zhvilloi një 90 minutësh pozitiv por vuajti shumë në pjesën e dytë ku pësoi dy gola të shpejtë që kthyen situatën në favor të Holandës. Mbyllet me fitoren e ngushtë të “tulipanëve” edhe përballja e fundit çerekfinale e Euro 2024 ku Turqia shënoi që në pjesën e parë me Akaydin por De Vrij me kokë dhe një autogol në minutën e 76 adresoi sfidën edhe pse Turqia tentoi deri në fund për t’u rikthyer në lojë. Pas 20 viteve, Holanda rikthehet të luajë në një gjysmëfinale të europianit dhe këtë do ta bëjë kundër Anglisë së Southgate në 10 korrik në Dortmund.
sfidanti.al