Numërimi mbrapsht për testin tre-ditor parasezonal të Formulës 1 në Bahrejn tani po i afrohet fundit dhe përballja e parë e drejtpërdrejtë me konkurrencën tashmë është në prag. Me shumë bujë po pritet debutimi i Luis Hamiltonit te Ferrari. Britaniku vjen më i karikuar se kurrë dhe me objektiva të qarta në këtë sezon, teksa thotë se më shumë rëndësi do të ketë rikthimi te titulli i Ferrarit pas shumë vitesh, sesa titulli i tetë në karrierë për të.
“Prioriteti nuk është titulli im i tetë, por i pari për Ferrarin pas shumë vitesh, edhe pse skuadra jonë ka fituar shumë në historinë e Formula 1. Për mua do të ishte si i pari. Fitimi i Kampionatit Botëror për Ferrarin është gjithmonë i pari. Kjo është ajo për të cilën po punoj”, është shprehur Hamilton. Kujtojmë që testet parasezonale të Formulës 1 do të zhvillohet për tri ditë, më datat 26, 27 dhe 28 shkurt në Sakhir. Për sa i përket Botërorit, ai do të startojë të dielën e 16 marsit me Çmimin e Madh të Austrisë. Një sezon që pritet me shumë interes dhe që garanton spektakël në pista.
sfidanti.al