Në ditën e tretë të aktivitetit në timonin e Ferrarit, aksidenti i parë për Lewis Hamilton. Gjatë testimit në Barcelonë, shtatë herë kampioni i botës humbi kontrollin e SF-23. Nuk ka pasoja fizike për Sir Lewis, por dëmtime të konsiderueshme në makinën njëvendëshe. Arsyet e mundshme të aksidentit nuk janë bërë të ditura, por supozohet një gabim në drejtimin e automjetit gjatë frenimit. Pas eventit debutues të një jave më parë në Fiorano, Hamilton është angazhuar në një test më të thelluar në Barcelonë që përfshin edhe mundësinë e kërkimit të performancës.
sfidanti.al