FIFA ka ndryshuar rregulloren e transferimeve të lojtarëve duke i hapur rrugë kalimit të Muhamed Salah në Arabi përpara Kupës së Botës për Klube. FIFA ka bërë me dije se në këtë vit do të hapet një sesion i shkurtër i transferimit të lojtarëve për plot dhjetë ditë (1-10 qershor). Ky sesion i paraprin atij zyrtar, i cili niste më 12 qershor. Siç dihet Kupa e Botës për Klube nis më 14 qershor ndërsa Liverpuli nuk do të jetë pasi nuk ka mundur që të kualifikohet. Në këtë mënyrë Mohamed Salah mund të transferohet direkt tek skuadra e Al-Hilal, e cila sapo përfundoi kontratën faraonike që kishte Nejmarin duke hapur kështu vend për firmën me një lojtar të madh.
sfidanti.al