Hakmarrja e Brazilit ndaj Premier Ligës, 10 yje nuk mund të luajnë

Nuk ishte gjë e vogël që futbollistë nga më kryesorët të mos lejoheshin të udhëtonin për në Amerikën e Jugut për ndeshjet eleminatore të Botërorit. Këtë e bënë klubet e Premier Ligës angleze, veçse ka një rregull të FIFA-s, të miratuar nga 211 anëtarët e saj, që lejon Federatat të kërkojnë 5 ditë bllokim për lojtarët që kthehen nga ndeshjet ndërkombëtare. Brazili e aplikon këtë gjë dhe Firmino, Fabinjo, Ederson, Alison, Gabriel Zhezus, Tiago Silva, Fred, Rafinja janë 8 nga 10 lojtarët brazilianë që mungojnë për dy ndeshje, nga 10 deri në 14 shtator, në Premier dhe në Champions. Po ashtu janë 4 nga Argjentina si Romero, Lo Selso, Martinez dhe Buendia, apo edhe lojtarë nga Meksika, Kili dhe Paraguaj (Raul Himenez, Almiron etj.).

Sfidanti.al