Mund të bëhet apo jo diçka kundër asaj që ndodh, kjo nuk është e qartë, por që mund të ndihmohen njerëzit në hall, kjo është detyrë. Tenistja amerikane Shelbi Roxhers, pa i hapur fare profilet e saj në rrjetet sociale, ishte e tmerruar pas humbjes me britaniken Ema Radukanu. “Pres që të më dërgojnë 9 milionë kërcënime për jetën, – u shpreh ajo, – tashmë jam mësuar me këto gjëra, sa mirë do të ishte sikur rrjetet sociale të mos ekzistonin”. Shelbi të paktën mund të na qetësojë sepse qenka mësuar, ndërsa të tillë si Naomi Osaka e kanë probleme dhe kur dalin para gazetarëve. Një gjë nuk është e qartë, nëse FB, Instagrami apo Tuiteri nuk mundin t’i identifikojnë ata që kërcënojnë me jetë, apo as nuk e vënë fare ujin në zjarr për këtë punë.
Sfidanti.al