Mançester Siti planifikon ndryshime të mëdha këtë verë pasi trajneri katalanas gjykon se ka ardhur koha që skuadra e tij të ndryshojë brez. Mediat angleze shkruajnë se Guardiola kërkon një dyshe të fuqishme sulmi si Romelu Lukaku dhe Erling Haland, për të cilët raportohet se është përgatitur një paketë financiare prej 200 milionë paundë stërlinash. Padyshim që shuma është e madhe, veçse pritet të jetë shumë e vështirë që Lukaku të largohet nga Interi, ku po shkëlqen si kurrë më parë në karrierën e tij. Në Premier Ligë, ai ka qenë me Mançester Junajtidin ku nuk pati mundësi të tregonte veten. Halandin, po ashtu, e kërkojnë të tillë si Barcelona apo Reali i Madridit, pse jo edhe ndonjë ekip tjetër. Nga ana tjetër, të përditshmet angleze theksojnë se Guardiola duhet të zgjidhë problemet e brendshme në skuadër, pasi lojtarë të tillë si Aguero, Fernandinjo dhe Erik Garsia mund të largohen me parametër zero gjatë verës.
Sfidanti.al