Grinvud, adoleshenti milioner që dëshiron jetën e çdo adoleshenti tjetër!

Duke qenë yll futbolli që në moshën 18-vjeçare, është i detyruar t’i thotë “JO” jetës normale të shumë të rinjve të tjerë në Britani të Madhe apo në Perëndim. Mejzën Grinvud është një lojtar shumë i talentuar, dhe me një llogari prej miliona paundësh stërlina në bankë, por dëshirat e tij bazike janë po ato të adoleshentëve të tjerë, ndaj edhe ai “kapet gafil” duke ftuar femra në hotel apo duke konsumuar “mall”. Skandalin e fundit e botoi tabloidi “San” (The Sun), ndërsa sulmuesi i Mançester Junajtidit shfaqej në video duke thither një substancë narkotike. “Korrektët politikisht” dhe tabloidet do të sulen ndaj “viktimës” së preferuar me fanatizmin dhe dëshirën e vetme për të fituar, qoftë edhe mbi fatkeqësinë e tjetër. Askund nuk lexon ndonjë rresht se ky djalosh i parritur merr shembull nga po ajo mënyrë jete që reklamohet në Perëndim, dhe askush nuk sheh një këshillë dashamirëse apo një përpjekje për ta ndihmuar. Vërtet një ligj xhungle, që zbulohet sapo të “gërricësh” sado pak në parimin e shenjtë të “medias së lirë”. Padyshim që në Perëndim ka shumë njerëz që duan ta ndihmojnë Grinvudin, por këta nuk ndodhen as tek moralistët dhe as tek tabloidët.

Sfidanti.al