Jo vetëm që të bën përshtypje fakti që një mbrojtës shënon, por edhe bën përshtypje fakti se skuadra e tij ka kaq shumë lojtarë që gjejnë golin. Berat Gjimshiti realizoi në fitoren 3-1 në fushën e Specias duke e përfunduar me sukses duelin shqiptar me Rej Manajn. Qendërmbrojtësi i Atalantës goditi në minutën e 73-të duke i rikthyer avantazhin bergamaskëve e duke u bërë shënuesi i 20-të për ekipin e trajnerit Gasperini këtë edicion. Atalanta ka më shumë golshënues sesa çdo ekip tjetër në Itali, madje edhe në Europë, e lënë pas vetëm nga Barcelona që ka 22 shënues të ndryshëm. Për Gjimshitin ky ishte goli i tretë në sezon pasi ka shënuar 2 herë ndaj Olimpiakosit në Ligën e Europës.
Sfidanti.al