Gabriel Zhezus është katastrofë për Brazilin, por edhe për Arsenalin!

Kur vjen e keqja hapi derën dhe kështu po ndodh edhe në “Selesao”, ndërsa lajmet brutale kanë mbërritur në Londër. Gabriel Zhezus, një nga sulmuesit kryesorë të Brazilit nuk mund të luajë më në Kupën e Botës për shkak dëmtimi. Një problem i madh për pesë herë kampionët e botës, që kanë dëmtim edhe për Nejmarin, që mbetet në dyshim për ndeshjen e raundit të dytë. Nga ana tjetër, edhe Arsenali do të ketë shqetësime të mëdha për shkak të dëmtimit të Gabriel Zhezusit sepse pritet që ai të kërkojë të paktën 1 muaj kohë për t’u riaftësuar, pra do të mungojë gjatë periudhës së rëndësishme të ndeshjeve gjatë festave.

Sfidanti.al