Uzuni-Sadiku, dueli shqiptar i golit në Ligën e Dytë të Spanjës1

Nuk janë ende në nivelin maksimal, por po i afrohen. Dy sulmuesi shqiptarë dominojnë Ligën e Dytë të Spanjës me pretendimin për t’u ngjitur në elitë, e këta janë Myrto Uzuni dhe Armando Sadiku. i pari, futbollist i Granadës, ishte heroi i ndeshjes së fituar 3-1 ndaj kryesueses së kampionatit, Alaveshit. Uzuni realizoi dy herë, si dhe shërbeu pasimin për golin tjetër. Padyshim që është më i miri i ekipit të tij, por po ashtu është numri 1 në renditjen e shënuesve për këtë sezon. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka 10 rrjeta e mund të pretendojë edhe të cilësohet lojtari më i mirë i edicionit deri tani. Ai ka treguar nivel të lartë teknik, duke shënuar gola të veçantë, e po ashtu ka shfaqur vazhdimësi nga ndeshja në ndeshje.

Gjithsesi, beratasi 26-vjeçar nuk e ka të sigurt Këpucën e Artë, ndërsa ka disa pretendentë për t’ia marrë. Mes tyre edhe sulmuesi tjetër shqiptar, Armando Sadiku. Futbollisti 31-vjeçar, që synon rikthimin në ekipin kombëtar, është autor i 7 rrjetave deri tani për Kartagenjën, dhe është në vendin e dytë në renditjen “Piçiçi” siç e quajnë në Spanjë, bashkë me lojtarë të tjerë si Baston apo Bakis. Të dy shqiptarët synojnë La Ligën sezonin e ardhshëm, me Uzunin që është në vend të dytë me Granadën dhe Sadikun në vend të 6-të me Kartagjenën, jo larg kreut.

Sfidanti.al