Interi mbetet një nga skuadrat më të mira të momentit në Serinë A, duke arritur fitoren e 9-të në 10 ndeshjet e fundit. Këtë herë, milanezët ia dolën falë një goli të sulmuesit brazilian, Gabigol, që shënoi kur kishin mbetur edhe 9 minuta deri në përfundim të ndeshjes në stadiumin e Bolonjës.
Gabigol zuri vendin e Kandrevës dhe pati nevojë vetëm për 7 minuta që ta dërgonte topin në rrjetë. Ky sukses bëri që Interi të arrijë në 48 pikë dhe të mbetet me shpresë për të qenë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. Ai i ngjau Fenomenit Ronaldo që shënoi në debutim në Serinë A për Interin.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Stefano Pioli po zhvillon një fazë të dytë shumë të mirë dhe mbetet kërcënim me Napolin dhe Romën që janë mbi të në renditje, ndërsa ka lënë pas Atalantën dhe Lacion.
Sfidanti.al