Presidenca e Mançester Sitit po i përgatit atij një kontratë të re, në bazë të së cilës ai do të fitojë më shumë se Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi. Dikur, Murinjo e “hoqi nga lista” e vet këtë lojtar, kur drejtonte Celsin, duke deklaruar se ai nuk është aq “i shtrenjtë”, sa t’i hapë atij vend në formacion! Antonio Konte, sot e kësaj dite, habitet sesi ka mundësi që Celsi lejoi shitjen e këtij futbollisti për vetëm 20 milionë euro, ndërkohë që, sot, ai me siguri që është një nga lojtarët më të shtrenjtë të botës.
Fjala është futbollistin belg, Kevin de Bruin, të cilit presidenca e Sitit po i përgatit një kontratë të re me kushte shumë të mira, ndërkohë që ajo aktuale zgjat deri më 2021. Të gjithë konsiderojnë se, tani për tani, ai është lojtari më i mirë në Premier Ligë dhe trajneri i tij, Pep Guardiola, thotë se De Bruini meriton një “kontratë faraonësh”. Thuhet se, në bazë të konratës së re, paga javore e De Bruinit do të jetë 600 000 sterlina në javë, dy herë më shumë sesa fiton Pogba te Junajtidi. Nëse Siti do ta realizojë këtë, atëherë, shuma vjetore që do të mund të fitojë futbollisti belg në fjalë, do të arrijë në afro 30 milionë euro në vit që do ta bëjë De Bruinin futbollistin e dytë më të paguar në Evropë, mbas Nejmarit “të paprekshëm”. Momentalisht, De Bruin fiton 10 milionë euro në vit, pra, me kontratën e re, ai do të fitojë tri herë më shumë!
Sfidanti.al