Futbolli mbyll sërish dyert, Bajerni urdhërohet të luajë pa tifozë

Në Bavari nuk duan të dinë se çfarë do të vendosë qeveria qendrore në Berlin. Landi më i fuqishëm i Gjermanisë është duke marrë masa për kufizim të lëvizjes së njerëzve, masa që mund të prekin direkt ndeshjet e futbollit. Bajernit të Mynihut i është kërkuar që të luajë pa praninë e spektatorëve për shkak të rritjes së shkallës së infektimeve dhe rreziqeve nga varianti i ri i Kovidit, që njerëzit e quajnë Omikron. Kryeministri i Bavarisë, Markus Zoder (Soder), thekson se Landi i tij do të vendosë masa kufizuese pavarësisht se çdo të bëjë qeveria gjermane. Bajerni luan këtë fundjavë në stadiumin e Dortmundit, në mesjavë pret Barcelonën në Champions, ndërsa në fundjavë luan në “Alianc Arena” kundër Maincit, ndeshje që mund të jetë pa publik.

Sfidanti.al