Rafael “talismani” Varane: mund ta quash fare mirë kështu. E gjithë Franca kapet fort pas tij për finalen e Botërorit Rusi 2018 kundër Kroacisë. Kështu, sepse mbrojtësi është padiskutim njeriu i finaleve: në karrierë ka diskutuar 10 e ka fituar po aq. Të gjitha me fanellën e Real Madrid, sepse në finalen e dy viteve më parë, kur Franca humbi Euru 2016 kundër Portugalisë mbrojtësi nuk luajti për shkak dëmtimi…nëse nuk është kjo shenjë e fatit….!
Vetëm 25 vjec, Varane është një kolonë difensive jo vetëm në klubin e tij, një nga mbrojtësit më të fortë në botë, por edhe për Kombëtaren. Botërori rus e konfirmoi, por Varane është një nga ato që nuk impresionohen kur ndeshjet nuk kanë një të nesërme, finale që mund të vendosen nga episodet. Kërkohet maturi, personalitet dhe vendosmëri, kualitete që lojtari nga Lille duhet ti ketë përderisa ka një biografi me 10 finale të fituara në 10 të luajtura. Me të në fushë, nëse është një Kupë për tu fituar, duket se skuadra është e destinuar ta fitojë. Deri tani e ka bërë me fanellën e bardhë të Real e të dielën ëndërron ta bëjë, për herë të parë, me atë blu të Kombëtares së tij.