Formacionet e mundshme të PSG-Real: Kthehet Benzema, por jo Ramos!

Nuk është plotësisht e sigurt se do të ndodhë kështu, sepse sulmuesi francez ka bërë vetëm një seancë stërvitore me ekipin, por gjithsesi mediat spanjolle pohojnë se trajneri Ançeloti do të vendosë për të. Karim Benzema lë pas dëmtimin dhe pritet titullar në “Parkun e Princave” përballë Paris SG, në sfidën e madhe të Realit në Champions. Nga ana tjetër, dy lojtarë që priteshin me shumë interes duket se nuk do t’ia dalin. Ish-kapiteni i Realit, Sergio Ramos, nuk e ka marrë veten plotësisht nga dëmtimi dhe nuk do të jetë aspak pjesë e PSG-së. Nejmari, ndërkaq, pritet të jetë në skuadër edhe pse jo titullar.

Paris SG: Navas, Hakimi, Kimpembe, Markinjos, Mendes, Verrati, Paredes, Danilo, Di Maria, Mesi, Mbape.

Real Madrid: Kurtua, Karvahal, Militao, Alaba, Mendi, Modriç, Kros, Kasemiro, Asensio, Vinisius, Benzema.

Sfidanti.al