Reali shqetësohet nga statistikat e Mbapesë në Champions

Nuk po flasim edhe aq për bilancin e përgjithshëm të sulmuesit frances, por sidomos për çfarë ka bërë në raundet me eleminim direkt. Nëse gjithsej, Kilian Mbape ka 31 gola në 51 ndeshje në Ligën e Kampionëve, kur vjen puna tek turi i dytë e prapa, ai gjithashtu ka shifra mjaft të mira. Ka luajtur disa ndeshje me Monakon dhe me Paris SG, duke shënuar 5 gola në 6 ndeshje kur ishte me “Principatën”. Me PSG-në nuk ia doli ndaj Realit ndaj të cilit u eleminua, por shënoi ndaj Mançester Junajtidit si dhe dha asistin, edhe pse PSG sërish mbeti jashtë. Në 2019-2020 pati krizë goli edhe pse Paris SG arriti në finale. Vjet shënoi 3 gola në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës dhe dy gola ndaj Bajernit.

Sfidanti.al