Nëse gjërat mbeten kështu siç janë dhe madje edhe përkeqësohen, atëherë “djajtë e kuq” pritet të paguajnë një çmimi të shtrenjtë. Mediat angleze shkruajë se Kristiano Ronaldo e ka humbur plotësisht besimin tek trajneri Ralf Rangnik, dhe se po udhëheq një grup yjesh që janë kundër gjermanit. “Deili Meil” shkruan se trajneri nuk e ka mbështetjen e “peshave të rënda” në ekip, mbi të gjithë të Ronaldos, por besohet edhe të Bruno Fernandesit apo të ndonjë tjetri. CR7 beson se Rangniku nuk mund të drejtojë dot një ekip si Mançester Junajtidi, dhe se nuk e ka aftësinë për një detyrë të tillë. Për më tepër, gjermani thuhet se e ka zemëruar Ronaldon duke i thënë se nuk po jep atë që duhet para portës, ndërsa portugezi ka 6 ndeshje radhazi që nuk shënon.
Sfidanti.al