Tek Bajerni i Mynihut janë shumë të shqetësuar për golat e shumtë që po pësojnë kohët e fundit, ndaj edhe kërkohet reagim. Anëtari i bordit, Oliver Kahn, deklaroi se duhet përmirësuar loja në mbrojtje, dhe trajneri Julian Nagelsman, vendosi të ndërhynte. Mediat bavareze informojnë se ai ka pasur takime private me dy lojtarë të rëndësishëm të ekipit. i pari është Dajot Upamekano, mbrojtësi i qendrës që është kritikuar shumë këto kohë dhe që trajneri e mori me vete në Mynih nga Lajpcigu. Padyshim që Nagelsmani është përpjekur të kuptojë se çfarë problemesh ka francezi dhe ta ndihmojë. Takimi tjetër ishte me sulmuesin Serg Gnabri, i cili duke hija e vetvetes, sa sa mediat gjermane kanë pyetur nëse ai dëshiron apo jo një kontratë të re.
Sfidanti.al