Nën shenjën e Jokiçit, Denveri synon vendin e katërt në Perëndim

Basketbollisti serb realizoi një tjetër ndeshje të madhe dhe shpresa është për t’u ngjtur disi më lart në këtë sezon të rregullt. Vendi i 6-të në Konferencën Perëndimore i rri pak ngushtë Denver Nagetsit, që ka në përbërje lojtarin më të mirë në NBA, Nikola Jokiç. Ky i fundit shënoi 26 pikë, kapi 15 topa në tabela e shërbeu 7 asistë në fitoren 121-111 ndaj Orlandos. Jokiç vazhdon të udhëheqë renditjen e lojtarëve më të mirë të NBA-së në sezonin e rregullt me 37.3 pikë duke lënë pas Adetokumbon, Embijdin e Lebron Xhejmsin. Denveri ka 32 fitore e 25 humbje në Perëndim, një humbje prapa Dallasit dhe 4 humbje prapa Juta Xhazit që mban vendin e katërt.

Sfidanti.al