Me 7 shkurt Asambleja e futbollit e dha vendimin e saj Armand Duka rizgjidhet per te 5 here ne krye te federates duke plotesuar keshtu dy dekada ne drejtimin e futbollit ne vend.
Ne perfundimin tha se ishte gara me emocionuese duke vene re se per here te pare kandidati qe kishte perballe vinte nga politika dhe ishte ai qe ja vuri me ne rrezik postin e tij.
Por si cdo fushate zgjedhore e cila mbyllet pastaj dhe me zgjedhjet dhe fituesin ka nje analize per ate qe fitoi votat dhe per ate qe humbi.
Padyshim qe fushata nxori ne pah shume te meta te sistemit sidomos statusit ligjor te anetareve dhe menyra si ata perfaqsoheshin ne Asamble e deri tek votimi i tyre. Teza te cilat rivali i Dukes, zoti Fino i trumbetoje me te madhe gjate fushates si parregullsi shkoi deri ne kercenime me burg por i pranoi ne asamble. Dhe ky ishte gabimi i tij i spikatur…
Shoqatat e paregjistruara, klube pa aktivitet dhe shume delegate qe erdhen ne asamble me emerim dhe ndoshta pa lidhje direkte me komunitetin e futbollit ishin pika qe nuk duhet te kaloheshin ne heshjte. Duke pranuar keto, Fino u dorezua ne territorin e Dukes, kerkoi te rrezoje presidentin aktual me armet e tij, por kjo rezultoi nje deshtim. Ketu, u kuptua se nuk po kerkohej te ndryshohej sistemi, por idividi.
Duka e njeh mire se si funksionon ambienti i futbollit dhe prej 16 vjetesh ka kontrollin e tij.
Karta e politikes u shfrytezua mjaft mire nga zoti presidenti qe e lindi dhe e rriti politika. Ai jo vetem qe arriti ta frenoje kete pike te kundershtarit por ne krahun tjeter perfitoje nga rivalet politik te partise socialiste. Jo me kot ne komitetin ekzekutiv fitoi nje deputet i Partise Demokratike si Enkelejd Alibeaj, i cili as nuk ishte i pranishem ne Asamble dhe as nuk beri fushate gjate ketij muaji.
Me lojen e shtirur kunder politikes, Duka mori ne krahun e tij dhe UEFA-n, ajo qe gjoja u tregua shume ashper ne takimin me kryeministrim Rama, por ne fjalimin ne Asamble hoqi masken, madje duke dhene sinjale se politika shqiptare nuk eshte njelloj si ajo franceze apo gjermane per t’u pranuar te jape kontributin ne futboll.
Bojkoti qe i bene shume nga anetaret Asamblese votimit per komitetin ekzekutiv si dhe nxittimi duke votuar ne nje rremuje totale ishte dhe nje tjeter shenje se ata qe ishin aty nuk erdhen per te votuar platformen me te mire as per te ndryshuar shume gjera qe nuk funksonojne. Ata ishin aty per te votuar indivdin dhe kjo i dha mundesine zotit Duka qe te rikonfimoje edhe Komitetin Ekzekutiv te plote pervec atyre qe ishin terhequr para gares per arsyet personale.
Pavarsisht se kjo ishte fitorja me e veshtire per presidentin Duka, ajo nuk e ka bere me te forte ne publik. Fushata zgjedhore nxori ne pah ane te tjera te panjohura te FSHF dhe metodat autoritare me te cilat ai drejton. 38 votat e marra ne asamble pa 12 shoqatat nuk perbejne shumicen e anetareve dhe sado epike te duket kjo fitore nuk na dha nje president te forte edhe pse vinte nga nje mandat i fundit i suksesshem.
Procesi Sportiv