Në foto është momenti ku arbitri i finales Real i Madridit me Kashiman ka falur Serxhio Ramos pas një faulli ndaj Kanazakit, duke i kursyer një karton të verdhë të merituar kur e kishte marrë një tjetër më parë. Me siguri do të kishte histori tjetër kjo finale, por Reali pas barazimit 2-2 gjatë 90 minutave, e hodhi nokaut Kashamiën me dy gola të tjerë të Ronaldos që realizoi 3 gola në këtë ndeshje, kurse Benzema kishte hapur serinë qysh në minutën e 9-të.