Ljuis Hamilton do të duhet të rikuperojë 12 pikë që të fitojë titullin kampion të botës. Anglezi, piloti më i shquar sot për sot i Formula 1, pritet ta ketë shumë të vështirë në garën e fundit të sezonit këtë fundjavë në Abu Dabi. Niko Rosberg, shoku i tij i Mercedesit ka thuajse gjithçka në dorë, ndonëse ka disa gara që kanë përfunduar në atë mënyrë që do të donte britaniku.
Çmimi i Madh i Monakos i këtij sezoni, ishte fitorja e parë e Hamiltonit në këtë edicion, duke ndërprerë serinë prej 7 sukseseve të Rosbergut (3 të vjetshme, 4 të këtij viti). Reshjet e shiut dëmtuan motorin e Nikos që mori vetëm 6 pikë ndaj 25 të Ljuisit. Çmimi i Madh i Kanadasë, ku Hamilton mori 25 pikë duke fituar, ndërsa Rosberg vetëm 10. Çmimi i Madh i Austrisë, Një duel kokë më kokë ku anglezi doli fitues, madje ku dy makinat e tyre patën kontakt dhe Niko mori vetëm 12 pikë. Çmimi i Madh i Gjermanisë, pikërisht në shtëpinë e Rosbergut. Pas shumë ndodhish të papëlqyera, Niko mbeti me 12 pikë ndaj 25 të Hamiltonit.
Të gjithë këta rezultate kanë qenë të këtij viti. Nëse do të ndodhë edhe një tjetër në Abu Dabi, anglezi do të shpallej kampion i botës për herë të tretë radhazi, dhe të katërt në karrierë.