Everton në pritje të Armando Brojës

Armando Broja vijon të rrugën e tij të rikuperimit nga dëmtimi që pësoi në një ndeshje miqësore me Çelsin në këtë fazë përgatitore të këtij sezoni. Në limitet e merkatos, sulmuesi kaloi në formë huazimi tek Evertoni, me klubin anglez që ishte i ndërgjegjshëm për gjendjen e Brojës, por gjithsesi vendosi ta huazojë me një kusht. Deri në momentin që Armando do të jetë jashtë fushave, rrogën e tij do ta mbulojë Çelsi, ndërkohë në momentin që ai do të kthehet të luajë në “Godison Park”, rroga e tij do të paguhet nga Evertoni. Duke qenë se ekipi i tij i ri mezi po e pret rikthimin në fushë, kjo edhe për shkak të situatës që ndodhet, Broja do të ishte një armë plus për në sulm. Siç raportojnë mediat pranë klubit, sulmuesi nuk pritet që të jetë gati as këtë muaj, por në mesin e muajit tetor ai mund të jetë gati për pak minuta. Evertoni ndodhet në një situatë shumë të vështirë këtë sezon, ku në katër ndeshjet e para, nuk ka grumbulluar asnjë pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria. Kështu çdo lloj ndihme, qoftë edhe ajo e Brojës, do të ishte e nevojshme.

sfidanti.al