Euro 2024, Italia humbet Acerbin

Lajm i keq për Italinë e Luciano Spallettit, që ka nisur përgatitjet për kampionatin europian Gjermani 2024, ku do të provojë të mbrojë kurorën e fituar në “Wembley” në Europianin e kaluar. Mbrojtësi kampion Italie, Francesco Acerbi nuk ia ka dalë të lërë pas dëmtimin dhe nuk do të udhëtojë me skuadrën drejt Gjermanisë. Lajmin e ka konfirmuar Federata Italiane e Futbollit, e cila sqaron se mbrojtësi veteran italian ka probleme me pubalgjinë dhe nuk mund të luajë në Europian. Acerbi u la pushim nga Inzaghi për më shumë se dy javë dhe dukej se kishte lënë problemet pas shpine, por nuk ka rezultuar kështu, teksa Spalletti pritet të marrë në grumbullim mbrojtësin e Juventusit, Gatti. Dëmtimi i Acerbit është padyshim një lajm i keq për trajnerin e Italisë, që ka ndryshuar edhe skemën për t’i besuar pikërisht bllokut zikaltër, me Acerbin e Bastonin në mbrojtjen me tre dhe Dimarcon në krahun e majtë.

sfidanti.al