Euro 2024, festë kombëtare në Angli në rast fitoreje

Tifozët anglezë do të kenë edhe një arsye tjetër për të mbështetur kombëtaren e tyre në finalen e EURO 2024 më 14 korrik. Kryeministri i sapozgjedhur, Keir Starmer në fakt ka deklaruar se është i hapur ndaj idesë së shpalljes së festës kombëtare në rast të fitores së formacionit të Southgate, siç raporton gazeta britanike Bloomberg. E njëjta iniciativë u propozua nga ish-kryeministri, Boris Johnson në vitin 2021, kur anglezët po përgatiteshin të luanin finalen e EURO 2020 në Ëembley, të cilën më pas e humbën ndaj Italisë.

sfidanti.al