Pas shume ditesh bisedimesh e tratativash, ceshtja e kalimit te Kristiano Ronaldos te Juventus mbyllet perfundimisht. Sulmuesi portugez eshte zyrtarisht lojtar i Zonjes se Vjeter. Reali i Madridit doli me nje komunikate zyrtare per transferimin e 33 vjecarit ne Torino.
Gjate dites se merkure presidenti Anjeli u nis nga Piza me avion privat per ne drejtim te Greqise ku zhvilloi edhe nje takim me vete Kristiano Ronaldon. Juventusi do te derdhe ne arkat e Realit te Madridit 105 milione Euro, ndersa per futbollistin ka bere gati nje kontrate 4 vjeçare me page 30 milione Euro me sezon.
Ronaldo nuk do te bashkohet me skuadren e tij te re gjate kesaj jave. Ne 23 korrik Juventus do te niset per ne SHBA per nje turne dhe mbetet per te pare nese Ronaldo do te takohet atje me shoket e rinj te skuadres.
Sfidanti.al