Mbrojtësi i Kroacisë, Domagoj Voda, nuk do të dënohet nga FIFA, kështu që ai do të mund të luajë në gjysmëfinale kundër Anglisë. FIFA nisi kundër tij një procedurë disiplinore, për shkak të komenteve të tij me përmbajtje politike mbas fitores së Kroacisë kundër Rusisë.
Mbas fitores, mbrojtësi i klubit turk, Beshiktash, publikoi një video, ku suksesin ndaj Rusisë ai ia kushtoi Ukrainës, duke thirrur “Lavdi Ukrainës”. FIFA nisi menjëherë hetimet dhe e paralahmëroi futbollistin kroat, sepse është e ndaluar që gjatë Botërorit të përcillen mesazhe ose simbole politike. Sidoqoftë, Vida shpëtoi vetëm me një paralajmërim, kështu që ai do të mund të luajë të mërkurën në mbrëmje ndaj Anglisë.
Sfidanti.al