Edin Xheko me 400 gola: Nuk i ndjej 37 vitet e miua!

Një veteran që nuk mbahet mend kur nisi të luante futboll, dhe kur u largua nga Bosnjë Hercegovina e tij për të vazhduar karrierën në Europën e madhe. Mes Bundesligës, Premier Ligës dhe Serisë A, Edin Xheko ka arritur të shënojë 400 gola dhe të mbetet i rëndësishëm edhe në moshë tepër të madhe. Ai la në stol Romelu Lukakun në derbin ndaj Milanit në Champions duke realizuar golin e parë në fitoren 2-0. “Unë jam 37 vjeç, por ndihem shumë mirë, – thotë boshnjaku, – këtë herë isha shumë në formë, ndoshta sepse pushova 3 ditë. Ia dolëm në derbi, por ende nuk ka përfunduar”.

Sfidanti.al