Nga Porto u largua me më shumë polemikë, madje nuk shkoi as të festonte me trofeun e fituar në finalen ndaj Monakos. Zhoze Murinjo e kishte ndarë mendjen në atë kohë për të kaluar tek Çelsi, ndërsa në 22 maj 2010, ishte një “rrufe në qiell të pastër”. Trajneri portugez sapo kishte fituar Championsin e dytë personal, në finalen e Interit ndaj Bajernit të Van Galit në “Santiago Bernabeu”, dhe menjëherë më pas pati një takim special.
U “poq” me presidentin e Realit, Florentino Perez, i cili i propozoi një aventurë pa limite, për të drejtuar skuadrën e “galaktikëve” ku bënin pjesë Ronaldo, Ramos, Benzema, Kasijas. Murinjo ra dakord, dhe u largua nga stadiumi madrilen i vetëm, me makinën e tij Audi me ngjyrë të errët, ndërsa skuadra zikaltër iku me autobusin e saj. Pati kohë për një përqafim me Marko Materacin, njërin prej “pretorianëve” të tij në Milano, ndërsa në Lombardi u detyrua të shkonte vetë Perezi për të paguar 8 milionë euro, e për të bindur presidentin e Interit, Masimo Morati, që të mos e pengonte portugezin.
Sfidanti.al