Duka në provë me Partizanin? A ka nevojë presidenti të provohet…

Duket si një shaka me spec, nga ato të fundvitit, ku ekipi i Partizanit më në fund ka gjetur dritën në fund të tunelit për tu shpallur kampion! Ngaqë thuhej prej kohësh se klubit historik për të fituar titullin e madh të kampionit i duhet një sulmues i madh, nga ata që bëjnë gola në çdo pozicion, titulli në gazeta se “Duka është në provë te Partizani” ka bërë me zemër shumë tifozë. Pse do të bashkohej në “pleqëri” presidenti Duka me Partizanin? Si do të pranonte gjithë ai president i pushtetshëm të vinte në provë aftësitë e tij “magjike”? Të gjithë e dinë se ai nuk meriton provë kur flitet për të ngjitur në altar ekipin kampion, pasi ka dhënë prova që askush nuk dyshon tek “fjala e dhënë”..
Sikur ta merrte në provë Partizani është veçse një ëndërr dhuratë, një lojë midis Plakut të Vitit të Vjetër dhe Plakut të Vitit të Ri, ngaqë ai që mban emrin Duka në këtë rast nuk është “bomberi”, por për ters ..një futbollist me emrin Dilaver Duka (ky ne foto)që i duhet të kapërcejë oqeanin për t’u bashkuar me demat..Ky lajm të shkrin gjakun! Madje mund të thuhet se nga lajmi i madh që duket si filllim, lindi një lajm i vogël…kur flitet per titullin!
Sfidanti.al