Që veterani nga Italia e ka mbyllur me kombëtaren shqiptare, këtë e ka të qartë edhe vetë ai. Menjëherë pas shortit, ndërsa u tentua të intervistohej “on lajn”, Edi Reja deklaroi se “duhet leje nga Federata, sepse sidoqoftë jam ende në marrëdhënie pune me të”, duke nënkuptuar se dita e ndarjes ka ardhur. Edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, sikur e konfirmoi “divorcin” edhe pse jo me fjalë direkte (dhe nuk kishte sesi ta bënte). “Do të ulemi me Rejën dhe do të bisedojmë për të vendosur nëse do të vazhdojmë apo jo, – tha ai nga Shkodra, ku kishte shkuar për futbollin e femrave, siç tha vetë, – Reja është 77 vjeç e pak ditë, e ka pjekurinë për të kuptuar”. Kjo ishte dalja e parë publike e Dukës pas përfundimit të Ligës së Kombeve dhe pas shortit, ndërsa u desh që të vishej me “uniformën” e Vllaznisë për të dhënë sinjalin për italianin, ndërsa lajmëroi vajzat shkodrane se do të ketë shpërblim nga FSHF që u kualifikuan në Champions.
Sfidanti.al